Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me plot 30 vjet dënim.
Hajdar Ademaj, babai i të ndjerës ka folur për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, teksa tha se që të tre të akuzuarit i ka dënuar populli, transmeton Klankosova.tv.
“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha babai i Liridonës për Klanin.
Drejtësia fitoi sot – Naim Murseli e Granit Plava në burg përjetë, Kushtrim Kokalla 30 vjet
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fëmijët që s’do ta shohin më nënën…
Avokati i familjes Ademaj: Gjykata foli, do ta apelojmë dënimin prej 30 vjetësh për Kokallën



