Bajrami i reagon ashpër Muratit: Mos i manipulo faktet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili është shprehur se opozita po kërkon “braktisje të institucioneve”, dhe jo dorëheqje të ministrave.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Bajrami e ka quajtur manipulim deklaratën e Muratit, duke theksuar se opozita po kërkon zbatimin e ligjit që, sipas saj, është hartuar dhe miratuar nga vetë Qeveria Kurti.

 “Hekuran, mos i manipulo faktet! Paske thënë se: ‘opozita po kërkon që ju me braktisë Qeverinë’. E para: jo opozita, sepse për me qenë tjerët opozitë, ti Hekurani dhe Albini duhet me pasë shumicën – e dje u pa që ende s’keni shumicë”, shkroi Bajrami.

Ajo shtoi se nuk është opozita që po kërkon dorëheqjen e ministrave, por ligji, konkretisht Neni 26 i Ligjit për Qeverinë, i cili, sipas saj, obligon ministrat në detyrë të dorëhiqen.

“S’po kërkojmë ne me e braktisë Qeverinë – nëse po e cilëson dorëheqjen si braktisje – por po ta kërkon ligji që vet e keni shkru, vet e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022,” theksoi ajo.

Deputetja e LDK-së përfundon reagimin e saj me akuza për shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës nga ana e Qeverisë Kurti, duke thënë se janë të paaftë për të hartuar ligje.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news