Drejtoritë Komunale të Arsimit kishin të premten afatin e fundit për t’i dorëzuar në Ministrinë e Arsimit listat e plotësuara me katalogët e teksteve shkollore.
Megjithatë, këtë obligim nuk e kanë përmbushur të gjitha komunat.
Deri më sot, gjithsej 30 Drejtori Komunale të Arsimit kanë dorëzuar katalogët e teksteve shkollore, ndërsa dy të tjera pritet t’i dorëzojnë në një afat sa më të shpejtë, raporton Klan Kosova.
Komunat që kanë respektuar afatin kanë bërë të ditur se gjatë këtij procesi janë përballur me disa sfida, kryesisht për shkak të vonesave nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Kronika e mëposhtme sjell detajet:



