Balaj: Abdixhiku e ka lënë në autonominë e degëve të bëjnë koalicion me kënd të duan (VIDEO)

Opinionisti Labinot Balaj në “Rubikon” në Klan Kosova tha se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka lënë në autonominë e degëve të bëjnë koalicion me kënd të duan.

Balaj tha se është skeptik që koalicioni VV-LDK do të jetë rentabil, pasi sipas tij, dega e LDK-së në Vushtrri është e fragmentuar.

“E para, u përmend që kanë pasur koalicion më herët në vitin 2017 dhe me gjasë duan me rijetu qatë idilin që e kanë pas në koalicion VV me LDK-në. Tjetri skenar është, mendoj që kjo është fillimi i një episode të strukturave të LDK-së që me bë njëfarë rebelimi karshi lidershipit të LDK-së, gjegjësisht kryetarit të saj. Kjo sipas tyre dhe opinionit, paaftësisë së tij me menaxhu LDK-në”

Sipas tij, ardhja e Lumirit si kryetar ishte paraparë si njëfar “shpëtimi” për LDK-në. /Klankosova.tv

The post Balaj: Abdixhiku e ka lënë në autonominë e degëve të bëjnë koalicion me kënd të duan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news