Ballkani nis aventurën evropiane, formacionet zyrtare

Nënkampioni i Kosovës në futboll Ballkani do ta nis sot një tjetër aventurë evropiane në kualifikimet e Conference League për sezonin 2026/2027.

Skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan do të luajë në udhëtim ndaj ekipit uellsian Connah’s Quay, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues.

Tekniku kroat ka vendosur që në këtë ndeshje të futet me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.

Adnan Goluboviq starton në portë, ndërsa nga minuta e parë si titullar luajnë edhe transferet e reja: Abou Dosso, Anel Sabanadzoviq, Edvin Kuç dhe Almedin Klinaku.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 19:30, ndërsa Ballkani synon të marrë një rezultat pozitiv që do t’i jepte avantazh para ndeshjes së kthimit.

Formacionet zyrtare:

Connah’s Quay: Renshaw; Murray, Ferguson, West; Stone, Franklin, Woodcock, Jones; Cowan, Sharif.

Ballkani: Goluboviq; Dosso, Halili, Batarelo, Vokrri; Albert, Sabanadzovic, Kuç, Domgjoni, Serebe, Klinaku.

Latest news
Related news