Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë Kryesinë e saj për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm dhe roli i kësaj partie në formimin e institucioneve të reja.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa.
Mbledhja do të mbahet nesër, më 9 korrik, duke filluar nga ora 15:00.
Kjo mbledhje vjen pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2026, duke shënuar një nga takimet e para të strukturave drejtuese të partisë pas përmbylljes së procesit zgjedhor.
Në zgjedhjet parlamentare, LDK siguroi 16.69 për qind të votave, rezultat që i solli 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.



