Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se kanë kryer raundin e fundit të sulmeve ajrore në përgjigje të sulmeve ndaj tre anijeve tregtare, për të cilat kanë fajësuar Iranin.
Por, këto nuk janë të vetmet anije që janë sulmuar kohët e fundit në Ngushticën e Hormuzit, raporton BBC.
Në total, të paktën pesë anije janë shënjestruar që kur ShBA dhe Irani nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës më 17 qershor.
E para, më 25 qershor, ishte një anije e quajtur Ever Lovely, ndërkaq të tjerat ishin cisterna nafte dhe një transportues LPG, të lidhura me pronarë në Arabinë Saudite, Katar, Greqi dhe Korenë e Jugut.
Të gjitha u goditën pranë bregdetit të Omanit, përgjatë rrugëve të transportit detar që Organizata Ndërkombëtare Detare e OKB-së, ShBA dhe aleatët e saj rajonalë kanë thënë se anijet duhet të përdorin për të kaluar nëpër ngushticë.
Irani më parë i ka paralajmëruar anijet të përdorin vetëm një korridor më në veri të ngushticës, i cili është miratuar nga Teherani.



