Sonte në Edicionin Special në Klan Kosova, i ftuar është Kadri Kryeziu, njohës i çështjeve kushtetuese, për një diskutim mbi zhvillimet më të fundit politike dhe juridike në Kosovë.
Temat kryesore të debatit:
- Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të fundit.
- Afatet kushtetuese dhe hapat që pasojnë në procesin e konstituimit të institucioneve.
- Çfarë parashikon Kushtetuta dhe cilët janë skenarët e mundshëm në ditët në vijim.
Ndërkaq në pjesën e dytë të emisionit do të jetë i ftuar Mentor Nazarko, me të cilin do të diskutohet për samitin e NATO-s që do të organizohet në Shqipëri, rëndësinë e tij për vendin dhe rajonin, pritshmëritë nga ky takim, si dhe ndikimin e tij në sigurinë dhe zhvillimet gjeopolitike.
Këto dhe shumë më shumë, sonte nga ora 23:00 në Klan Kosova.



