Mason Greenwood pranë Fenerbahçes, marrëveshja drejt finalizimit

Mason Greenwood është shumë pranë transferimit te Fenerbahçe, me negociatat mes klubeve që kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Fenerbahçes janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klubin e Greenwood për të finalizuar detajet e marrëveshjes, ndërsa optimizmi është i madh që transferimi të mbyllet brenda një kohe të shkurtër.

Nga ana e lojtarit ekziston gatishmëri e plotë për t’iu bashkuar gjigantit turk. Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të shumta në media, AS Roma nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin anglez./Klankosova.tv

Latest news
Related news