Banorët e fshatit Bërnicë e Poshtme, komuna e Prishtinës janë ankuar se kanë probleme me kanalizimin dhe sipas tyre, me këtë problem po përballem prej më shumë se tetë vjet.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga atje, duke thënë se janë në hall nga kundërmimi dhe se rreth tre vjet më parë janë ndërruar disa gypa në një pjesë tjetër të fshatit, por në rrugën “Car Llazari” vazhdon të jetë problemi i njëjti, ku është i mbyllur gypi i kanalizimit.
Sipas banorëve, nga ujësjellësi kanë thënë se një gyp është i dëmtuar, ndaj sipas tyre, uji nuk arrin të qarkullojë./Klankosova.tv
The post Banorët e Bërnicës së Poshtme probleme me kanalizimin, thonë se janë në hall nga kundërmimi appeared first on Klan Kosova.



