Barbie prezanton kukullën e parë me diabet të tipit 1

Barbie po lanson kukullën e saj të parë me diabet të tipit 1, njoftoi Mattel të martën.

Kukulla e re përmban një monitor të vazhdueshëm të glukozës dhe një pompë insuline, dy pajisje mjekësore që njerëzit i përdorin, i mbajnë me vete ose i veshin kur kanë diabet të tipit 1, i cili është një gjendje kronike ku trupi nuk prodhon aspak ose nuk prodhon mjaftueshëm hormon insulinë, transmeton Klankosova.tv.

Përveç kukullës, Barbie po prezanton edhe dy kukulla të tjera të instruktores së fitnesit Peloton, Robin Arzon, në ShBA dhe modeles Lila Moss në Mbretërinë e Bashkuar, të dyja janë përkrahëse të diabetit të tipit 1.

The post Barbie prezanton kukullën e parë me diabet të tipit 1 appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news