Bardhi e pranon haptazi: Big Brother nuk ka qenë eksperienca ime më e mirë

Rap-artisti i njohur, Bardhi, ka qenë pjesë e Big Brother VIP Albania në edicionin e tretë.

I ftuar në “Robi plaket kur don vetë”, ai është pyetur rreth kësaj eksperience, ku edhe ka folur pa doreza.

I njëjti tregon se ka qëndruar rreth 53 ditë brenda dhe se nuk ka qenë e lehtë, por jo edhe ndër eksperiencat më të mira të jetës.

Foto: Screenshot/Facebook

“Unë kam ndenjur 53 ditë kështu që, mirë. Shtatë ditët e para ka qenë vështirë, tre ditë e kam lypur telefonin”, u shpreh ai.

“Mirë ka qenë nuk është për gjithë-kë, unë për veten e kam pas të vështirë me qëndru brenda, unë jam kënaqur po jo sikur e tregojnë eksperienca më e mirë e jetës. Me njerëz që nuk i njeh dhe me njerëz që çdo minutë me t’u kap që të bëhet më interesant loja”, shtoi tutje këngëtari.


Të gjitha lajmet nga Bardhi

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Bardhi

Sidoqoftë, nga ai format gjeti dashurinë e jetës Sara Gjordenin, me të cilën u martua dhe ka një fëmijë.

Ata u bënë prindër të një vajze të quajtur Nea, në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Bardhi e pranon haptazi: Big Brother nuk ka qenë eksperienca ime më e mirë appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news