Bashkimi godet edhe me një lojtar amerikan në merkato

Klubi prizrenas, Bashkimi, ka njoftuar se e ka transferuar basketbollistin tjetër amerikan, TJ Bickerstaff.

Bickerstaff luan si qendër dhe është dëshmuar sezonin e kaluar në kampionatin e Qipros.

“Me kënaqësi prezantojmë përforcimin e pestë të huaj për sezonin 2025/26, amerikanin TJ Bickerstaff”, thuhet në postimin e Bashkimit në Facebook.

“Bickerstaff, 206 cm i gjatë, vjen pas një sezoni mbresëlënës me Payabl EKA AEL Limassol në Qipro, ku regjistroi mesatarisht 16.2 pikë, 11.2 kërcime dhe 1.7 asistime për ndeshje, me 54.7% saktësi nga fusha”.

“Me energjinë, përvojën dhe aftësitë e tij, TJ pritet të jetë një shtyllë e fortë për skuadrën tonë në sfidat e ardhshme’.

The post Bashkimi godet edhe me një lojtar amerikan në merkato appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news