Bastiset lokali ku po zhvilloheshin lojëra fati – kapen armë, fishekë e thikë

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë,  pasi gjatë bastisjes në një lokal ku dyshohej për lojëra fati, është gjetur dhe konfiskuar një armë me pesë fishekë, një thikë dhe tre telefona.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Binak Qela” të këtij qyteti.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin pasi nuk ishte biznes i regjistruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

 

 

The post Bastiset lokali ku po zhvilloheshin lojëra fati – kapen armë, fishekë e thikë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news