Baton Zabërgja e vendos derbin, Dinamo e Ilir Dajës fiton ndaj Partizanit

Sërish Dinamo e Ilir Dajës ka treguar dhëmbët në Kategorinë Superiore të Shqipërisë dhe prapë protagonist është djaloshi nga Vushtrria, Baton Zabërgja.

Me golin e tij, “Nëndetësja” e ka fituar derbin e Tiranës, duke e mposhtur 1-0 Partizanin, njofton Klankosova.tv.

3 pikët për Cityn në këtë derbi i vulosi futbollisti kundërshtar, David Domgjoni, i cili e humbi penalltinë në minutën 95-të, duke goditur shtyllën e lartë.

Pas kësaj fitore, Dinamo ngjiten në kuotën e 54 pikëve në kampionat, plot dhjetë më shumë se Partizani që gjendet në vendin e katërt.

Renditja tabelare udhëhiqet nga kampionja aktuale, Egnatia e Rogozhinës, e cila me barazimin e sotëm 2-2 ndaj Vllaznisë së Shkodrës, ka shkuar në 55 pikë, derisa kundërshtari i tyre i sotëm është i treti, me 51 sosh, raporton Klankosova.tv.

 

The post Baton Zabërgja e vendos derbin, Dinamo e Ilir Dajës fiton ndaj Partizanit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news