Bayer Leverkusen vazhdon të ndjek Bayernin, shënon fitore ndaj Bochumit – Indeksonline.net

22:25 / E Premte, 28 Mars 2025 / Gj. Sh

Bayer Leverkusen ka marr tre pikë të reja në Bundesligën gjermane dhe po vazhdon ndjekjen ndaj liderit të tabelës, Bayern Munich.

Skuadra e drejtuar nga Xavi Alonso ku luan edhe Granit Xhaka, sonte shënoi fitore me rezultat 3-1 ndaj Bochumit, shkruan IndeksOnline.

Aleix Garcia, Victor Boniface dhe Amine Adli ishin golashenues për Leverkusenin, ndërsa Felix Passlack shënoi golin e nderit për Bochumin.

Bayer Leverkusen me këtë fitore shkon në kuotën e 59 pikëve duke u renditur në vendin e dytë, me tre pikë prapa Bayern Munich.

Në anën tjetër, Bochum renditet e 16-ta, me 20 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/

Latest news
Related news