Bayern synon Bremerin, Juventusi pret ofertën vendimtare

Gleison Bremer mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të afatit kalintar të verës.

Bayern Munich po monitoron nga afër mbrojtësin e Juventus, ndërsa palët po punojnë për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve, Bremer është në pritje të një oferte konkrete nga kampionët e Gjermanisë, e cila mund të përshpejtojë negociatat.

Juventusi mbetet i hapur për diskutime, por transferimi pritet të varet nga hapi i radhës i Bayernit, që ende nuk ka paraqitur një propozim zyrtar.

Latest news
Related news