Psikiatri Sami Rexhepi ka përmendur rëndësinë e koordinimit të prindërve në raport me fëmijën e tyre.
Sipas tij, fëmija duhet të marrë përgjigjen e njëjtë nga të dy prindërit në mënyrë që të mos vihet para një zgjedhje më konvenuese për të, e që mund të sjellë më shumë telashe se të mira.
“Duhet me u mësu që nëse ka thanë nana JO atëherë baba s’guxon me thanë PO. Nëse ka thanë baba JO, nuk guxon nana me thanë PO”, tha Rexhepi në Orën 7 të Klan Kosovës.
“Kjo është mënyra se qysh fëmijët mësohen. Por nëse e kemi një prind PO, tjetri JO, gjithmonë fëmija e zgjedh atë rrugën ma të lehtë edhe shkon te ajo që i përmbush kërkesat e tyre”.



