Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 3 korrik 2026.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimet maksimale janë:
Nafta (dizel): 1.40 euro për litër
Benzina: 1.35 euro për litër
Gazi: 0.66 euro për litër
MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Qytetarët që kanë ankesa lidhur me zbatimin e çmimeve mund t’i adresojnë ato në adresën elektronike [email protected]



