“Spektakël”, “emocionuese” – panelistët flasin për trilerin Portugali-Kroaci

Portugalia u kualifikua në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026 pas fitores me përmbysje ndaj Kroacisë.

E kjo u diskutua sot në panelin e Orës 7, ku përpos kësaj ndeshje, panelistët folën edhe për atë midis Spanjës dhe Austrisë që përfundoi me fitoren 3-0 të këtyre të parëve.

Tifozi Fion Aliu u shpreh tejet i rezervuar për trajnerin e Portugalisë, Roberto Martinez, pavarësisht triumfit, duke thënë se ai nuk njihet për kushedi çfarë suksesesh në të kaluarën.

“Selektori Martinez dyshoj që është i denjë me e  dërgu Portugalinë deri tek të fituarit e kampionatit botëror”, tha Aliu.

Në anën tjetër, tifozja Erblina Okrashtica e quajti spektakël ndeshjen midis portugezëve dhe kroatëve.

Latest news
Related news