Ekonomia e Kosovës e në veçanti zhvillimet lidhur me mbylljen e fabrikës së qumështit “Vita” ishin temat kryesore që u diskutuan sonte me deputeten e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, në Edicionin Special.
Hoxha në Klan Kosova tha se ndjen keqardhje për standardet e dyfishta që qeveria po i aplikon në çdo fushë.
“Besoj që askush në Kosovë nuk është kundër cilësisë, standardeve të mirëfillta për çfarëdo lloj produkti që prodhohet këtu dhe çfarëdo lloj produkti që hyn në Kosovë sepse ka të bëjë me jetën e njerëzve dhe me konsumin dhe aty është shteti që duhet të garantojë. Por, një qasje e tillë e vazhdueshme, në forma të ndryshme për ta dobësuar sektorin e biznesit në vend se për të investuar, për ta subvencionuar, për ta përkrahur dhe lehtësuar barrën sidomos këto 4 vitet e fundit kur kemi inflacion të theksuar”, tha Hoxha në Klan Kosova.



