Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi po e mposht Flamengon me rezultat 1-3 gjatë pjesës së parë.
Seria e golave u hap që në minutën e 6-të, pasi Pulgar shënoi autogol, ndërsa katër minuta më vonë, Kane e dyfishoi epërsinë.
Flamengo në anën tjetër e ngushtoi rezultatin në minutën e 33-të pasi realizoi Gerson, njofton Klankosova.tv.
Por, bavarezët e thelluan atë me Goretzkan i cili shënoi gol të bukur në minutën e 41=të të takimit.
Nëse Bayerni kualifikohet në çerekfinale, atëherë do të përballet me PSG-në e cila e eliminoi Inter Miamin.
The post Bayerni me një këmbë në çerekfinale, po e mposhtë thellë Flamengon appeared first on Klan Kosova.

