BE-ja kërkon formimin urgjent të qeverisë në Kosovë për të çuar përpara integrimin evropianSinjali

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për Bashkimin Evropian është thelbësore të ketë një partner me të cilin mund të bisedohet për hapat konkretë drejt integrimit, duke theksuar nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re.

Ai shtoi se Kosova ka mundësi reale për t’u afruar me BE-në, por theksoi se krahasimet me vendet fqinje nuk ndihmojnë në këtë drejtim.

Ambasadori rikujtoi se pozicioni i BE-së për zhvillimet në veri është i qartë dhe se heqja e masave ndaj Kosovës ka filluar, por se duhet bashkëpunim i ngushtë për të ecur përpara.

“Mbyllja e institucioneve në veri. Sërish, Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë pozicionin e tij – në mënyrë private, zyrtare dhe publike. Masat ndaj Kosovës. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kallas, ishte këtu vetëm para disa ditësh dhe ajo njoftoi se heqja graduale e masave kundër Kosovës ka filluar. Por, për të ecur përpara, na duhet qartësisht një bashkëpunim shumë i mirë dhe i ngushtë me autoritetet këtu,” tha ai.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven, mbështeti thirrjen për formimin e menjëhershëm të qeverisë, duke theksuar se pa pushtet ekzekutiv funksional, përkushtimi për integrim nuk mund të konkretizohet.

Ajo foli edhe për lajmet pozitive që solli vizita e fundit e Përfaqësueses së Lartë Kallas dhe theksoi nevojën për veprime konkrete nga Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news