Kualifikimi i Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës u festua me entuziazëm të madh, por emocionet e ndeshjes lanë gjurmë te Harry Kane.
Sulmuesi anglez u paraqit për intervistën pas takimit, por mezi arriti të fliste pasi kishte humbur zërin.
“Tre luanët” siguruan një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut falë fitores 3:2 ndaj Meksikës në një përballje spektakolare.
Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i Bayernit të Munchenit doli në intervistë, por e kishte të pamundur të fliste normalisht, pasi i kishte ikur zëri nga festa pas triumfit.
“E kam të vështirë të flas. Më ka ikur zëri”, tha kapiteni i Anglisë.
Për shkak se sulmuesi mezi fliste, gazetarja e BBC Sport vendosi të mos e zgjaste intervistën.
Momenti është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e kanë cilësuar si një nga intervistat më interesante dhe më të pazakonta të këtij Botërori.
Harry Kane after the game.
pic.twitter.com/v5LVK0tFEt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 6, 2026



