Benfica i ofron kontratë të re Mourinhos

E ardhmja e Jose Mourinho vazhdon të mbetet një nga temat më të përfolura në futbollin evropian, ndërsa trajneri portugez ka konfirmuar se ka marrë një ofertë të re kontrate nga Benfica, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Në një deklaratë të fundit, Mourinho bëri të ditur se klubi portugez i ka dërguar një propozim të ri kontrate gjatë kësaj jave, por ai ka zgjedhur të mos japë një përgjigje përfundimtare në këtë fazë, transmeton Klankosova.tv

“Benfica më dërgoi një propozim të ri kontrate të mërkurën. Por unë thashë: jo tani”, deklaroi tekniku portugez.

Mourinho paralajmëroi se ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt mund të merret një vendim i rëndësishëm.

“Të dielën do të shohim. Java e ardhshme është e rëndësishme për të ardhmen time”, u shpreh ai.

Një rikthim i tij në “Santiago Bernabeu” do të konsiderohej si një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës dhe do të rikthente një nga trajnerët më karizmatikë në futbollin evropian në pankinën e “Los Blancos”.

Latest news
Related news