Besimtarët myslimanë i janë drejtuar Xhamisë së “Haxhi Ibrahim Devollit” në Pejë, për të falur namazin e sabahut.
Pas përfundimit të namazit të sabahut, do mbahen ligjërata tematike kushtuar festës së Fitër Bajramit.
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Klan Kosova do të vazhdojë traditën e përcjelljes së atmosferës festive në shtëpitë e shikuesve, duke transmetuar drejtpërdrejt ceremoninë e faljes së Bajramit nga Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.



