Korrespondentja e Klan Kosovës nga Ferizaj, Qliresa Hasani, ka thënë se bizneset në dalje të qytetit të Ferizajt janë duke u ankuar se po u preken pronat private, nga punimet që po zhvillohen për hyrjen N2 atje.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo ka pohuar se kështu ka deklaruar Muharrem Mehmeti, përfaqësues i bizneseve në atë zonë, që sipas tij, po u bëhet padrejtësi me këto veprime.
Hasani the se kjo ankesë nga bizneset nuk është e tanishme, pasi shtoi se edhe më herët patën ankesat për projektin për zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt, më konkretisht magjistrales Ferizaj-Prishtinë, hyrja N2.
The post Bizneset në dalje të Ferizajt ankohen se nga punimet po u preken pronat private appeared first on Klan Kosova.

