Një aksion i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prizren ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa në mesin e tyre është edhe biznesmeni i njohur nga Suhareka, Habib Tafaj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se hetimet lidhen me ngjarje që datojnë që nga viti 2021, ku të dyshuarit Habib Tafaj dhe Burim Kuqi dyshohet se kanë ushtruar vazhdimisht presion ndaj viktimave me qëllim përfitimin e interesit nga veprimtaria e kundërligjshme e fajdesë.
Sipas dosjes hetimore, viktimat L. S dhe M. S. dyshohet se janë detyruar të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, duke pësuar dëme materiale si pasojë e veprimeve të të dyshuarve.
Më 5 qershor 2026, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka realizuar arrestimin e të dyshuarve dhe ka zhvilluar veprime të shumta hetimore për sigurimin e provave.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Burim Kuqit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa Habib Tafaj është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Fajde”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



