Blendi Baftiu kthehet te Prishtina

Mesfushori Blendi Baftiu është kthyer sërish te gjiganti kryeqytetas, Prishtina.

Ai kishte luajtur për prishtinasit në vitet 2016-2018.

“Mesfushori, i cili ka qenë më parë pjesë e klubit tonë, rikthehet në radhët bardhekaltër për të dhënë kontributin e tij në edicionin e ri. Baftiu pritet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për edicionin e ri, ku synimet e klubit mbeten të qarta në të gjitha garat”, ka shkruar Prishtina në njoftim.

“Po vij me besimin dhe shpresën që bashkërisht të arrijmë kthimin e Prishtinës kampione, dhe sukseset sa më të larta në garat evropiane”, është shprehur Baftiu për ta.

The post Blendi Baftiu kthehet te Prishtina appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news