Një gjykatë në Bolivi ka rilëshuar urdhrin e arrestit ndaj ish-presidentit Evo Morales, pasi ai nuk u paraqit në seancën gjyqësore ku akuzohet për trafikim të një të miture.
Morales akuzohet se kishte krijuar një lidhje me një vajzë 15-vjeçare gjatë kohës sa ishte në pushtet dhe se kishte një fëmijë me të. Ish-presidenti i ka mohuar akuzat.
Prokuroria tha se mungesa e pajustifikuar e Morales konfirmon statusin e tij si i arratisur dhe justifikon arrestimin dhe ndalimin e udhëtimit, raporton AlJazeera.
Mbështetësit e tij paralajmëruan protesta dhe trazira në rast se autoritetet tentojnë ta arrestojnë.
Morales ishte president i Bolivisë nga viti 2006 deri në 2019, transmeton Klankosova.tv.



