Brazili pa Neymarin edhe për ndeshjen ndaj Haitit?

Ylli i Kombëtares së Brazilit, Neymar Jr nuk ka arritur ende të rikuperohet.

Sipas mediave ndërkombëtare, Neymar jr I është nënshtruar ekzamimimeve të reja mjekësore, por rezultatet nuk janë pozitive, transmeton Klankosova.tv.

Në seancës stërvitore të brazilianeve të zhvilluar të hënën, ylli I kombëtares nuk ka dalë se bashku me bashkëlojtarët në stërvitje dhe kjo ka vënë në pikëpyetje edhe paraqitjen e tij në ndeshjen e ardhshme ndaj Haitit.

Stafi teknik i Brazilit do të vazhdojë ta monitorojë gjendjen e yllit brazilian gjatë ditëve në vijim, ndërsa vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij ndaj Haitit pritet të merret më afër ndeshjes.

Latest news
Related news