Bujqit grekë që kërkojnë subvencione nga BE-ja, të cilat po mbahen pezull, kanë mbyllur aeroportet e Kretës.
Disa qindra demonstrues, shumica bujq, sipas mediave greke, të hënën kaluan policinë dhe gardhet dhe u vendosën në pistat e dy aeroporteve më të mëdha të Kretës, në Heraklion dhe Chania, raporton BBC.
Shumë prej tyre planifikojnë të qëndrojnë deri të martën në mëngjes për të protestuar ndaj autoriteteve në Athinë, të cilat po mbajnë pezull subvencionet e BE-së që bujqit konsiderojnë se u takojnë.
Demonstrata është pjesë e protestave kombëtare kundër kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe ministrat e qeverisë së tij, të cilët po kritikohen për kontrollin e të gjitha subvencioneve pas mashtrimeve të mëparshme me fondet e BE-së.
Bujqit e deleve dhe dhive gjithashtu po luftojnë me një epidemi të përhapur të murtajës së deleve dhe dhive në vend. Mbi 400,000 dele e dhi janë asgjësuar, dhe bujqit kërkojnë kompensim edhe për kafshët e asgjësuara. Epidemia ka shkaktuar gjithashtu paralajmërime për një mungesë të mundshme të djathit feta.



