ShBA-ja dhuron mbi 300 milionë dollarë ndihma për shtetin e Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar ndarjen e mbi 300 milionë dollarëve ndihmë për Venezuelën, e cila është goditur nga tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se kjo paketë ndihme do të shërbejë për përballimin e emergjencës humanitare në vend, përfshirë kujdesin mjekësor, ndihmën ushqimore, furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizime, si dhe sigurimin e strehimit, mbrojtjes dhe mbështetjes logjistike.

“Këto fonde do të ofrojnë kujdes mjekësor emergjent, ndihmë ushqimore, ujë dhe kanalizime, strehim, mbrojtje dhe logjistikë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, të raportuar nga BBC, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, ShBA ka bërë të ditur se ka rihapur Aeroportin Ndërkombëtar “Simon Bolivar” në Karakas, me qëllim lehtësimin e operacioneve ndërkombëtare të ndihmës dhe shpërndarjes së saj në zonat e prekura.

Latest news
Related news