Champions League: Yjet evropianë të futbollit, sërish sonte në Artmotion

Chelsea në udhëtim te Qarabag në Azerbajxhan, e Vilareal në Qipro te Pafos.

Me këto dy ndeshje që fillojnë në orën 18:45, nis mbrëmja e dytë e kësaj jave në Ligën e Kampionëve, teksa spikat ballafaqimi ndërmjet Manchester Cityt dhe Borusias së Dortmundit, raporton Klankosova.tv.

Shumë ‘nxehtë’ ndërkaq, pritet të jetë në Amsterdam, atje ku Ajax është nikoqir i gjigantit turk, Galatasaray.

Finalisti i edicionit të kaluar në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, duket ta ketë lehtë sonte, të paktën në letër.

Inter e pret në “Giuseppe Meazza” ekipin modest nga Kazakistani, Kairatin e Almatyt, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, skuadra që italianët e eliminuan në gjysmëfinalen e kaluar, Barcelona, do të luaj në Belgjikë sonte, te Club Brugge.

Duel goxha i fortë pritet të jetë edhe ai ndërmjet francezëve të Marseille dhe Atalantas.

Më poshtë i gjeni të gjitha ballafaqimet e mbrëmjes së sotme dhe kanalet sportive të platformës kryesore shqiptare, Artmotion, ku do të transmetohen ato./Klankosova.tv

May be a graphic of text that says "ART Qarabag 18:45 SPORT.1 Palos Chelsea 18:45 SPORT.2 ManchesterCiLy Manct Cily Villarreal 21:00 RTK1 ClubBrugge Club Brugge BVBDorlmund A Dortmund 21:00 SPORT1 Ajax Barcelona 21:00 SPORT,2 Inter Galatasaray 21:00 SPORT,3 Newcastle Kairat KairatAlmaty Almaty 21:00 SPORT,4 Marseille Athletic Bilbao 21:00 SPORT.5 木重 Ber Benfica ιca Alalanta 21:00 SPORT,6 Bayer BayerLeverkusen Leverkusen #UCL"

The post Champions League: Yjet evropianë të futbollit, sërish sonte në Artmotion appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news