Të martën, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me kalime të pakta vranësirash.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar.



