Paçarizi: Demokracia në Kosovë është duke vdekur (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e demokracisë në Kosovë, duke vlerësuar se relativizimi i procedurave demokratike po e dëmton seriozisht funksionimin e saj.

Mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Paçarizi tha se këtë shqetësim e ka ngritur edhe më herët, por sipas tij, mesazhi nuk po merr vëmendjen e duhur, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo që neve po na ndodh, e që po mundohem me theksu tash e disa herë, por nuk e di pse nuk po më shkon zëri, është se këtu është duke vdekur demokracia për ditë, sepse po relativizohen procedurat demokratike. Relativizmi i procedurave demokratike çon në vdekjen e demokracisë dhe rrjedhimisht shkohet në diçka tjetër që nuk është demokraci, e neve na lë të pambrojtur”, u shpreh Paçarizi në Klan Kosova.

Latest news
Related news