Në orët e vona të së hënës, një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.
Siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, rasti ka ndodhur në rrugën “Mustafa Kemal Ataturk”, transmeton Klankosova.tv.
“Krejt çka dihet është se rasti ka ndodhur në orët e vona dhe nuk kemi detaje për gjendjen aktuale shëndetësore të personit i cili ka pësuar nga thika, por kemi mësuar se menjëherë pas rastit, policia dhe autoambulanca kanë qenë në vendin e ngjarjes, që i riu i therur të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, u shpreh Boshnjaku në Klan Kosova.



