Chelsea raportohet se ka siguruar shërbimet e sulmuesit holandez Emmanuel Emegha.
Sidoqoftë, ai pritet që edhe pasi të nënshkruajë me të Kaltrit, këtë sezon të mbetet te klubi i tij aktual, Strasbourg.
“Chelsea po planifikon që Emanuel Emegha të jetë pjesë e skuadrës së tyre nga vera e vitit 2026, siç u zbulua në maj”, shkruan Fabrizio Romano.
“Gjithashtu pritet që Emegha të qëndrojë te Strasbourg këtë verë dhe më pas t’i bashkohet projektit të Chelsea vitin e ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas planit”.
“Nuk ka asnjë konfirmim për raportimet që lidhen me një kalim te Juventusi”.
The post Chelsea godet sërish, transferon sulmuesin e dalluar të Ligue 1 appeared first on Klan Kosova.

