Cikloni godet Madagaskarin, 20 të vdekur, dhjeta të plagosur

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën rëndë kur cikloni tropikal Gezani goditi ishullin e Madagaskarit të martën në mbrëmje, më 10 shkurt, sipas Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNGRC).

Sipas autoriteteve, të gjitha viktimat u regjistruan në distriktin Toamasina, në bregun lindor të vendit.

Shifrat paraprake tregojnë se rreth 1,400 persona janë zhvendosur nga shtëpitë, ndërsa të dhënat ende po përditësohen nga rajonet më të prekura.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi për përmbytje dhe rrëshqitje dheu, pasi stuhia u shoqërua me erëra shumë të forta dhe reshje të dendura shiu. Ky është cikloni i dytë që godet Madagaskarin brenda më pak se dy javësh, pas stuhisë Fytia, e cila la 12 të vdekur dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur.

Latest news
Related news