Cilat janë simptomat e Meningjitit? Flet doktoresha Krasniqi-Zhuti (VIDEO)

Para disa ditësh një valë e Meningjitit, shpërtheu në Britani të Madhe, ku disa të rinj humbën jetën si pasojë e kësaj sëmundje.

Kjo temë mjaft me rëndësi u trajtua sot në emisionin Ora e Pasditës në Klan Kosova, me doktoreshën, Jehona Krasniqi-Zhuti.

Ajo tregoi shenjat kur një person mund ta ketë këtë lloj të sëmundjes.

“Sa i përket simptomave që zakonisht ata i tregojnë janë: Temperatura e lartë, kokëdhimbja e padurueshme, deri edhe tek fotofobiam domethënë ju pengon drita. Tash varësisht edhe prej grupmoshave, ke edhe që vijnë edhe me një lloj përgjumje”, deklaroi doktoresha Krasniqi-Zhuti në Klan Kosova.

Po ashtu, ajo tregoi se si sillen pacientët kur shkojnë për trajtim.

“Një shtangim i qafës, kur i bëjmë ne ato ekzaminimet, ai pacient të reziston, kur don me flektu qafën, ta shtyjnë dorën për shkak se s’munden me flektu. Pastaj, gjunjët nuk mundet me i thy, ta shtyjnë dorën për shkak se nuk mundet. Këto janë ato shenjat”, u shpreh ajo.

Doktoresha foli edhe rreth asaj se çka saktësisht është kjo sëmundje.

 

Latest news
Related news