Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për jetën e saj familjare dhe sfidat e përditshme mes politikës dhe prindërimit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, së bashku me bashkëshortin e saj Petritin.
Ajo ka treguar se orari i ngjeshur dhe angazhimet politike shpesh e bëjnë të mungojë në momentet familjare, ndërsa ka theksuar se bashkëshorti i saj ka rol të madh në menaxhimin e përditshmërisë së familjes dhe kujdesin për fëmijët.
“Lexoj natën, punoj natën, e kam një energji të fokusit natën. Kur vjen në 2 e në 3 është vështirë me u zgju në 6. Por është e domosdoshme, fëmijët shkojnë herët në shkollë. Petriti kontribuon më shumë… Prej se kam hyrë në politikë, në dreka familjare jam veç unë që mungoj, këto kanë mirëkuptim, por ke qejf me qenë pjesë e këtyre ndejave. Por kur e ke një ideal, një farë qëllimi më të madh, ne themi se Petriti kontribuon për shtëpinë, unë për shtetin… Para disa ditësh isha rrugës për Zvicër, dhe një ditë më parë, djali Dielli e kishte çarë buzën, kur mbërrita, vajza kishte thyer dorën me gips. Brenda dy-tre ditësh edhe djali edhe vajza janë lënduar, unë s’kam mundur me qenë, Petriti i ka menaxhuar. Për një nënë është ndjenjë e rëndë”, tha Lushaku – Sadriu.
Ndërkohë, Petriti tha se: “Mëngjeset janë kaotike gjatë javës, në 6 jam i zgjuar, fillon sfida me fëmijët, çohuni, çohuni. Më përtace me u zgju është Jehona”.



