Çka ndodhi më 9 shkurt? Ish zyrtari i VV-së “Sulm në demokraci, qëllim t’i qesin njerëzit në shesh” (VIDEO)

Në mesnatën e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me simpatizantët e saj dolën në shesh për të festuar rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas ish-anëtarit  të VV-së, Selatin Retkoceri, organizimi i këtij tubimi ishte sulm ndaj demokracisë, dhe kishte një qëllim të qartë, nxitjen e një përplasjeje me opozitën, njofton Klankosova.tv.

“Ata kanë pasur qëllim t’i qesin qytetarët në shesh dhe, nga ana tjetër, të dalin edhe opozita, që të vijë deri te një konflikt civil”.

Ajo që ndodhi natën e 9 shkurtit është sulm ndaj demokracisë, ishte e qëllimshme dhe nuk ishte e rastësishme. Nuk ka lidhje me programin politik”, deklaroi Retkoceri, në studion e  “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Çka ndodhi më 9 shkurt? Ish zyrtari i VV-së “Sulm në demokraci, qëllim t’i qesin njerëzit në shesh” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news