Çmimet e derivateve: Nafta 1 cent më shtrenjtë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të MINT-it, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00, ndërsa për datën 22 korrik janë përcaktuar këto tarifa:

“Nafta (dizel): 1.67 euro/litër, benzina: 1.48 euro/litër dhe gazi: 0.60 euro/litër,” thuhet në njoftimin e Ministrisë transmeton Klankosova.tv.

MINT ka bërë të ditur se qytetarët, në rast të parregullsive apo ankesave lidhur me çmimet e derivateve, mund të drejtohen te institucionet përkatëse.

“Qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit transmeton Klankosova.tv.

Çmimet e publikuara nga MINT paraqesin kufirin maksimal që operatorët mund të aplikojnë në treg gjatë kësaj periudhe.

Latest news
Related news