Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur rreth stuhisë së fuqishme që goditi Kosovën gjatë ditës së djeshme, e cila shkaktoi goxha dëme anëkend vendin, e për pasojë fatkeqësisht e humbi jetën edhe një person.
Ahmeti dha edhe disa rekomandime për qytetarët në rast të fatkeqësive natyrore, në mënyrë që ta shmangin më të keqen.
“Qytetarët duhet ta dinë se kur ka këso fatkeqësi natyrore apo fenomene natyrore në këtë rast stuhitë dhe erërat, në këtë rast duhet të mos qëndrojmë afër pemëve të ndryshme, pastaj të mos qëndrojnë afër godinave që janë në ndërtim, të mos qëndrojnë afër shtyllave elektrike apo siç quhen Billboardet, sepse nga erërat mund të barten dhe qytetarët eë lëndohen”, deklaroi Ahmeti në Klan Kosova.



