Në pak ditë, shtatë kosovarë humbën jetën si pasojë e aksidenteve të komunikacionit.
Lidhur me këtë bilanc tragjik, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, foli eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Dedajt, faktori kryesor i aksidenteve është vetë njeriu, e pastaj faktori rrugë, automjet, madje sipas tij, ndonjëherë edhe faktori befasues, të cilin ai e quan faktori incident.
“Tashmë jemi futur në sezonën ku fluksi i automjeteve është shtuar, diku rreth 50 mijë automjete kanë ardh, si dhe janë shtuar ahengjet, dasmat dhe elemente tjera festive, ku numri i automjeteve në qarkullim është dyfishuar ose trefishuar, prandaj edhe pritet numër më i madh i aksidenteve”, tha ai në Klan Kosova.
Megjithatë, sipas ekspertit të komunikacionit, element tjetër që shkakton aksidente komunikacioni është edhe ndryshimi i kushteve atmosferike.



