Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes, duke publikuar fotografinë e tij dhe duke ftuar publikun që të ofrojë çdo informacion që mund të ndihmojë në hetime.
Në njoftimin e publikuar, Policia bëri të ditur se kërkesa vjen nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë informacione për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit të bashkëpunojnë me Policinë.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: [email protected],” apelon Policia e Kosovës.



