Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Cole Palmer është rikthyer në stërvitje me Blutë e Londrës.
Palmer mungoi në dy ndeshjet e muajit mars me “Tre Luanët” për shkak të një lëndimi, shkruan Indeksonline
Por, mesfushori sot është rikthyer në stërvitje dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspurit.
Chelsea në këtë vikend nuk do të ketë lojë, pasi luhet FA Cup.
Por, të enjtën më 3 prill, Blutë e presin në shtëpinë e “Stamford Bridge”, rivalin lokal, Tottenham Hotspur./Indeksonline/

