Daku para ndeshjes Angli – Shqipëri: Me këmbë të mbarë, për ëndrrën e madhe!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka reaguar para ndeshjes së “Shqiponjave” ndaj Anglisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Daku i dha “zemër” Kombëtares, duke i  uruar këmbë të mbarë, shkruan Klankosova.tv

“Këmbë të mbarë, për ëndrrën e madhe”, shkroi Daku.

Daku është i lënduar për takimin e sontëm. Ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës në miqësoren mes Rubin Kazanit dhe ekipit nga Azerbajxhani, Neftçi Baku të luajtur në Antalia të Turqisë.

The post Daku para ndeshjes Angli – Shqipëri: Me këmbë të mbarë, për ëndrrën e madhe! appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news