Dalin para gjykatës në Gjilan tre të arrestuarit për “ushtrim ndikimi” – Gjykata zgjat ndalimin për 24 orë, pritet vendimi për paraburgimSinjali

Tre personat e arrestuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” në Prizren janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Gjilan, ku është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se Prokuroria Themelore ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, duke pretenduar se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë dyshimin se të pandehurit mund të ndikojnë në rrjedhën e procedurës.

Nga ana tjetër, mbrojtja e të arrestuarve ka kërkuar masa më të buta, siç është paraqitja në stacion policor apo arresti shtëpiak, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushte për paraburgim.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata ka marrë vendim për zgjatjen e ndalimit edhe për 24 orë, me qëllim që të analizojë më tej pretendimet e palëve dhe provat në dispozicion, për të vendosur nëse do të aprovojë apo jo kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me vendimin përfundimtar të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/V

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news