“Dardanët” mbërrijnë në tokën spanjolle, gati për duelin e dytë ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës ka ateruar në Murcia të Spanjës për ballafaqimin e dytë ndaj Islandës.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, ku thanë se kombëtarja është e motivuar maksimalisht.

“Kombëtarja e Kosovës tashmë është në tokën spanjolle, e motivuar maksimalisht për duelin vendimtar”.

“Objektivi është i qartë: të shkruajmë historinë me promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve”, shkroi FFK-ja, transmeton Klankosova.tv

Ndeshjen e parë, Kosova e fitoi dje me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja kthyese do të zhvillohet të dielën.

The post “Dardanët” mbërrijnë në tokën spanjolle, gati për duelin e dytë ndaj Islandës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news